Universiteti i Prishtinës organizon edicionin e dytë të Forumit “Bashkë në shkencë” NULL NULL 16.07.2026 07:17 16.07.2026 07:17 Universiteti i Prishtinës do të mbajë sot edicionin e dytë të Forumit “Bashkë në shkencë”. Forumi do të shërbejë si platformë diskutimi dhe shkëmbimi të ideve për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe krijimin e partneriteteve të reja akademike. Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë studiues nga diaspora, profesorë dhe staf akademik i Universitetit të Prishtinës, të cilët do të diskutojnë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe avancimit të shkencës. Forumi do të mbahet në sallën e vogël të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, duke filluar nga ora 10:00.