Çka dihet deri më tani për plagosjen në Miradi të Epërme? NULL NULL 16.07.2026 07:39 16.07.2026 07:39 Një person është plagosur mbrëmë në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lajmin për ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana. “Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri”. Pllana ka thënë se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor. “Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana për Klankosova.tv. Sipas informacioneve i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Klankosova.tv mëson se personat e përfshirë në këtë ngjarje të rënda janë familjarë mes vete. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin, ndërkaq, deri më tani, i dyshuari është në arrati./Klankosova.tv Një i plagosur në Miradi të Epërme, kjo është gjendja e tij shëndetësore