Një i plagosur në Miradi të Epërme, kjo është gjendja e tij shëndetësore NULL NULL 15.07.2026 23:36 15.07.2026 23:36 Mbrëmjen e sotme, një person ka mbetur i plagosur në fshatin Miradi e Epërme të Fushë-Kosovës. Gazetarja e Klan Kosova, Gresa Nitaj, ka raportuar nga vendi i ngjarjes, dhe ka dhënë informacionet e fundit nga ky rast. Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja, mësohet se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Sipas informacioneve jozyrtare, konflikti apo incidenti dyshohet të ketë ndodhur brenda një rasti familjar, ku personi i dyshuar mësohet të jetë F.Gj., por për shkak të privatësisë, nuk mund të japim më shumë detaje”, deklaroi gazetarja Nitaj. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe po e heton rastin. Deri më tani, dorasi është në arrati. /Klankosova.tv