Venezuela liron gjashtë amerikanë të burgosur, Grenelli pjesë e negociatave NULL NULL 01.02.2025 08:58 01.02.2025 08:58 Richard Grennell, ish emisari amerikan per Ballkanin Venezuela ka liruar gjashtë të burgosur amerikanë pas bisedimeve në Karakas midis presidentit Nicolas Maduro dhe një zyrtari të lartë të administratës Trump. Lirimi i burrave u njoftua në mediat sociale nga Donald Trump dhe i dërguari i tij special, Richard Grenell. Emrat e tyre nuk janë bërë publikë. Grenell – i cili publikoi në internet një foto të gjashtë personave në bordin e avionit – tha se ata kishin folur me telefon me Trumpin për ta falënderuar atë. Më herët, Shtëpia e Bardhë i kishte bërë thirrje Venezuelës që të lironte ata që i quajti “pengjet amerikanë” – si dhe të pajtohej e të pranonte kriminelët venezuelianë të dëbuar nga ShBA-ja, ose të përballej me pasoja. Të paktën nëntë persona me nënshtetësi amerikane besohet të jenë në mesin e mbi 2,200 të arrestuarve nga autoritetet venezueliane pas protestave mbarëkombëtare mbi rezultatet e kontestuara të zgjedhjeve të korrikut 2024, në të cilat Nicolas Maduro pretendoi fitoren. Rizgjedhja e tij u refuzua gjerësisht nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar, përfshirë ShBA-në. Ai u betua për mandatin e tij të tretë muajin e kaluar. Trump e përshëndeti masën në një postim të veçantë, duke thënë se Grenell po i sillte të gjashtë personat “në shtëpi nga Venezuela”. Mediat shtetërore të Venezuelës thanë se diskutimet me të dërguarin e Presidentit Trump kishin qenë të respektueshme, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.