Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shqetësohen qytetarët: Një person “po jeton” nën urë në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
18.07.2026 14:05

Ka disa ditë që një person po duket se e ka shndërruar një pjesë poshtë urës së autostradës që kalon mbi rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë në vendstrehim.

Kjo situatë ka nisur t’i shqetësojë qytetarët.

Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar pamje të këtij personi i cili është parë me një kontejner mbeturinash të mbushur me orendi shtëpiake duke e lëvizur të njëjtin nëpër rrugën magjistrale mes dy qyteteve.

Sipas pamjeve, shihet se me këtë veprim, ai e ka penguar qarkullimin e trafikut.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Drejtorinë e Mirëqenies Sociale të Prishtinës, por drejtoresha Adelinë Sahiti tha se nuk është në dijeni të këtij rasti.

Redaksia ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjeve. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme