Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vendimi i BE-së: Gjermani Schubel vjen ambasador në Kosovë (VIDEO)

NULL NULL
13.07.2026 20:20

Estonezi shkoi e në vend të tij si shef i zyrës së BE-së në Prishtinë pritët të vijë një gjerman. Njoftimi për nisjen e punës prej shtatorit të diplomatit, Dirk Schubel si Përfaqësues i ri Special i unionit në Kosovë u dha përmes faqes zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjermani që aktualisht është Shef i Divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm, deri para dy vjetëve ishte i Dërguari Special i unionit për Partneritetin Lindor.

E para se të merrte këtë detyrë ai shërbeu edhe si Shef i Delegacionit të BE-së në Bjellorusi për tre vjet, e po aq në Moldavi.

Në këtë Republikë, ky u angazhua prej vitit 2009, pasi e përfundoi misionin e nisur prej 2006-së si Kryetar i Seksionit Politik, të Shtypit dhe të Informacionit në Delegacionin e BE-së në Ukrainë dhe Bjellorusi.

Pos pozitave brenda Komisionit Evropian, ky shërbeu edhe si ministër në Ministrinë e Jashtme në shtetin gjerman prej vitit 1993.

Përgjatë kësaj periudhe ky u specializua në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, tregtinë e jashtme dhe promovimin e kësaj lëmie.

Gjatë mandatit të tij në shtetin me të ri në kontinentin e vjetër, diplomati gjerman që është i martuar dhe ka një vajzë, do të jetë i përqendruar në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, duke mbështetur perspektivën evropiane të vendit përmes komunikimit publik dhe angazhimit me institucionet.

lajme të ngjashme