Vendet me çmimet më të larta dhe më të ulëta të derivateve të naftës në botë NULL NULL 24.06.2022 10:54 24.06.2022 10:54 Teksa inflacioni rritet dhe kriza e kostos së jetesës përkeqësohet, shumë kanë filluar të ndiejnë presionin e rritjes së çmimeve, veçanërisht për ata që ngasin makina. Nafta më e shtrenjtë në botë është aktualisht në Hong Kong, me çmimet që kushtojnë mesatarisht 2,85 euro për litër. 10 vendet me çmimet më të shtrenjta të derivateve të naftës në botë për litër: Hong Kongu – 2,85 euro Finlanda – 2.52 euro Islanda – 2.93 euro Norvegjia – 2.44 euro Greqia – 2.42 euro Danimarka – 2.40 euro Holanda – 2.36 euro Republika e Afrikës Qendrore – 2.28 euro Monako – 2.26 euro Singapori – 2.22 euro 10 vendet me çmimet më të lira të për litër në të gjithë globin: Venezuela – 20 centë Libia – 29 centë Irani – 51 centë Siria – 27 centë Algjeria – 29 centë Kuvajti – 27 centë Angola – 35 centë Nigeria – 39 centë Turkmenistani – 40 centë Malajzia – 44 centë Çmimi mesatar i benzinës në mbarë botën është 1.39 euro për litër. Megjithatë, ka dallime thelbësore në këto çmime mes vendeve anembanë globit, raporton Mirrror, transmeton Klankosova.tv. Vendet më të pasura priren të kenë çmime më të larta ndërsa vendet më të varfra dhe vendet që prodhojnë dhe eksportojnë naftë kanë çmime dukshëm më të ulëta. Një përjashtim i dukshëm janë Shtetet e Bashkuara, të cilat përgjithësisht kanë çmime të ulëta të gazit, me 1.30 euro për litër. Çmimet e gazit ndryshojnë nga vendi në vend për shkak të taksave dhe subvencioneve që vendosen nga vendi përkatës.