Vëllaznimi reagon ashpër ndaj incidentit në Prizren, tifozët e Lirisë i quan “kriminelë” NULL NULL 23.02.2025 22:05 23.02.2025 22:05 Dita e sotme solli një ngjarje të pakëndshme në futbollin e Kosovës. Në ndeshjen e ligës së parë e cila u luajt në Prizren mes Lirisë dhe Vëllaznimit, pati një incident. Lidhur me rastin ka reaguar ashpër klubi nga Gjakova. Përmes një reagimi, tifozët vendas i quan “kriminelë’. “Pas përfundimit të ndeshjes një numër i madh i tifozëve të KF Lirisë pa asnjë arsye apo provokimi kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët, zyrtarët dhe tifozët e KF Vëllaznimi me mjete të forta, gurë, shishe qelqi e shumë gjëra tjera. Tifozët vendas kanë sulmuar fizikisht lojtarët, Altin Vojvoda dhe Ardian Hoti, si dhe është sulmuar dhe fyer shtabi teknik dhe Drejtori i Klubit nga Ndihmës-Trajneri i Lirisë Kevin Xhafa dhe për këtë arsye referi Kryesor e ka ndëshkuar me karton të kuq”, thuhet në reagim. Deri më tani bëhet e ditur se lidhur me rastin janë ndaluar tre persona.