Vëlla e motër në Prishtinë sulmohen nga prindi NULL NULL 24.12.2024 09:28 24.12.2024 09:28 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Vëlla e motër në Prishtinë kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Bëhet e ditur se djali ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, derisa nuk raportohet për të arrestuar, përcjell Klankosova.tv. “Dy ankuesit, një mashkull dhe një femër kosovarë (vëlla e motër), kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar nga prindi i tyre. Viktima mashkull ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.