Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Velipojë, policia e gjen shëndoshë e mirë 2 vjeçarin e humbur

NULL NULL
17.08.2025 16:33

Një fëmijë dy vjeçar kishte humbur në plazhin e Velipojës, të dielën. Atë e kërkuan Policia e Shtetit, zyrtarët policorë fëmijën e dërguan tek prindërit e tij.

Sipas PSh-së, fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë reagimit të shpejtë dhe profesional, punonjësit e Policisë bënë të mundur lokalizimin e djalit, i cili gëzonte shëndet të plotë, dhe ia dorëzuan familjes”, thuhet në njoftim.

Prindërit e djalit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe përkushtimin në këtë rast. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme