Veçoritë që burrat duan tek gratë NULL NULL 19.06.2015 10:49 19.06.2015 10:49 Smiling couple having tea outdoors Janë të shumta dhe të veçanta cilësitë që një burrë do tek një grua. Por, nëse do të përgjithësoheshin, dhjetë më kryesore do të ishin: Dhembshuria Dy gjinitë kanë sjellje dhe prirje të ndryshme për tu përballur me situata të vështira. Dhe, sado që mund të duket e parëndësishme edhe burrat kanë nevojë që gratë t’i dëgjojnë dhe t’u jenë pranë kur ata janë duke u përballur me një problem apo vështirësi. Pranimi Njerëzit janë të ndërtuar nga cilësi të ndryshme. Prandaj, sikur femrat edhe meshkujt kanë nevojë që të jenë të pranuar nga personi i dashur. Ambiciet Një femër ambicioze konsiderohet shumë seksi, për arsyen e thjeshtë sepse të gjithë njerëzit, kush më shumë e kush më pak e kanë këtë prirje. Prandaj, të kesh një grua të zgjuar, një zonjë është diçka të cilën meshkujt e duan shumë. Ndershmëria Burrat që janë vërtetë të tillë respektojnë gratë e ndershme. Për burrat nuk ka asgjë më të afërt se kur një grua i përgjigjet me ndershmëri pyetjeve të tij. Të qenit unike Burrat duan gratë natyrale. Prandaj, ata duan anët e forta dhe të dobëta të tyre, njëkohësisht. Instiki i gjashtë pritës Secili burrë do ndjenjën e sigurisë që ofrohet nga një grua që do të jetë gjithmonë aty, për t’i ofruar ngrohtësi, intimitet dhe ekuilibër. Mbështetja Megjithëse nga prezantimi janë të fortë e të pavarur, normalisht që edhe burrat kanë nevojë për mbështetje. Të pasurit e një gruaje që i beson me gjithçka i ndihmon atij që të kalojë sfidat, të ecë përpara, eventualisht edhe duke e përsosur.