Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes zyrtarja e policisë Tevide Lipovica

NULL NULL
30.01.2025 11:01

Sindikata e Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se ka vekur zyrtarja policore Tevide Lipovica.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, sindikata në fjalë shpreh ngushëllime për familjarët dhe miqtë e të ndjerës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtares policore Tevide Lipovica. Humbja e saj është e rëndë për familjen, kolegët dhe Policinë e Kosovës”.

“Në emër të Sindikatës së Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Tevide Lipovica do të kujtohet për përkushtimin dhe sakrificën e saj në shërbim të sigurisë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme