Vdes reperi, Rich Homie Quan NULL NULL 06.09.2024 07:19 06.09.2024 07:19 Rich Homie Quan Homazhe të shumta janë bërë për reperin amerikan Rich Homie Quan, pasi vdekja e tij u konfirmua nga autoritetet të enjten. Artisti, i cili ishte në fillim të të 30-ave, ndërroi jetë në Atlanta, Georgia, tha Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut Fulton, transmeton Klankosova.tv. Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet, ndërsa autoritetet mjekësore lokale thanë se autopsia është planifikuar për të premten. Rich Homie Quan, emri ligjor i të cilit ishte Dequantes Devontay Lamar, ishte një nga reperët modernë më të njohur të Atlantës.