Vdes reperi 53-vjeçar, Fatman Scoop NULL NULL 31.08.2024 17:35 31.08.2024 17:35 Fatman Scoop Reperi amerikan, Fatman Scoop ka vdekur në moshën 53-vjeçare pasi u rrëzua në një koncert të premten në Connecticut, ka thënë përfaqësuesi i tij për BBC. Ai ishte duke performuar në parkun qendror të qytetit në qytetin Hamden kur u rrëzua në skenë. Kryebashkiakja Lauren Garrett tha në një postim në Facebook se reperi u dërgua në një spital lokal me ambulancë, transmeton Klankosova.tv. Por agjencia e tij e rezervimeve, MN2S, konfirmoi vdekjen e tij në një deklaratë për BBC, duke thënë se “trashëgimia e vendasit të Nju Jorkut do të jetojë përmes muzikës së tij të përjetshme”.