Vdes politikani i njohur gjerman, Wolfgang Schauble NULL NULL 27.12.2023 10:26 27.12.2023 10:26 Ka vdekur në moshën 81-vjeçare, politikani i njohur gjerman, Wolfgang Schauble. Anëtari i CDU-së, shërbeu në shumë pozita, edhe në atë të presidentit të Bundestagut. Kjo ka shkaktuar pikëllim të madh në taborin e kristian-demokratëve të Gjermanisë. Wolfgang Schauble, u lind më 18 shtator 1942 në Freiburg (tani Baden-Württemberg). Ai studioi për drejtësi, por që herët u tërhoq nga politika. Schauble iu bashkua CDU-së në vitin 1965. Në vitin 1972 fitoi për herë të parë një mandat për Bundestag, ku shërbeu pa ndërprerje deri në vdekje. Në qeverinë e Helmut Kohl, ai fillimisht shërbeu si kreu i Kancelarisë Federale dhe Ministri Federal për Detyrat Speciale. Nga viti viti 1989 deri në 1991 ishte Ministër Federal i Brendshëm. Po ashtu, politikani gjerman ishte edhe ministër i Drejtësisë dhe po ashtu ishte edhe ministër i Financave. Pas zgjedhjeve federale të vitit 2017, Schäuble u zgjodh President i Bundestagut, posti i dytë më i lartë në shtet, si pasardhës i Norbert Lammert.