Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konflikt mes dy personave në Durrës, një i ri përfundon në spital 

NULL NULL
29.07.2026 18:14

Një konflikt për motive të dobëta ka ndodhur sot në sheshin “Pranvera” në Durrës, ku një person ka mbetur i lënduar.

I njëjti është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur me një debat verbal mes dy të rinjve në një pikë postare në zonë, ndërsa më pas konflikti është zhvendosur jashtë, në rrugë, ku ka degjeneruar në dhunë fizike.

Pas ndërhyrjes së zyrtarëve policorë, autori i dyshuar është neutralizuar dhe shoqëruar nga policia, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

lajme të ngjashme