Vdes një grua në Deçan, policia nis hetimet NULL NULL 07.08.2023 15:00 07.08.2023 15:00 Një grua nga fshati Isniq është dërguar pa shenja jete në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të së hënës. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Fadil Gashi. Gashi tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet. “Rasti është cilësuar “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha Gashi.