Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Van Bommel zyrtarizohet si trajner i Belgjikës

NULL NULL
22.07.2026 11:25
Foto: demorgen

Mark van Bommel është zyrtarisht trajneri i ri i përfaqësueses së Belgjikës.

Trajneri holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028 dhe do të ketë si objektiv kryesor drejtimin e “Djajve të Kuq” në Kampionatin Evropian 2028, transmeton Klankosova.tv.

49-vjeçari merr drejtimin e Belgjikës pas largimit të Rudi Garcias. Van Bommel vjen pas eksperiencave në pankinat e PSV Eindhoven, Wolfsburg dhe Royal Antwerp, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Belgjikës në vitin 2023.

Federata Belge e Futbollit beson se ish-mesfushori i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit është njeriu i duhur për të udhëhequr brezin e ri të kombëtares belge në vitet e ardhshme.

lajme të ngjashme