Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushtica: Edhe Prishtina u prek nga stuhia, por jo si komunat tjera (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 11:56
Foto nga arkivi

Lulzim Fushtica, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, ka thënë se as kryeqyteti nuk është kursyer nga stuhia e djeshme, e cila shkaktoi jo pak dëme në Suharekë.

Në emisionin “Fol me Arin” në KlanKosovaFM, ai tha se Prishtina u përball me erëra të forta, shi, bubullima, të cilat, tha ai, nuk kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Dëmet janë më të vogla në krahasim me komunat e tjera. Kemi pasur disa drunj të rrëzuar, disa fasada të dëmtuara, kanë qenë katër shtylla të ndriçimit në fshatin Busi, të cilat janë elminuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike mbrëmë menjëherë. Disa shtylla elektrike në të cilat ka intervenuar KEDS-i. Pra, nuk kemi pasur probleme të theksuara në krahasim me komunat e tjera”, u shpreh Fushtica.

Tutje, ai tha se tashmë të gjitha ekipet janë në gjendje gatishmërie, por shtoi se deri më tani nuk ka probleme të theksuara.

Drejtori Fushtica kërkoi nga qytetarët e Prishtinës që t’i shmangen rrugëve në kohën e stuhisë, në pikun e stuhisë. /Klankosova.tv

Ndiqeni bisedën e plotë me Lulzim Fushticën, drejtor për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës:

lajme të ngjashme