Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Nuk janë larguar prej 4 javësh”, Dervisholli: Situata me mbeturinat në Podujevë është alarmante (VIDEO)

NULL NULL
22.07.2026 12:23

Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enis Dervisholli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar me menaxhimin e mbeturinave në këtë komunë, duke thënë se situata është alarmante.

Në emisionin “Fol me Arin”, Dervisholli deklaroi se qytetarët po ankohen çdo ditë për grumbullimin e mbeturinave dhe po dërgojnë fotografi që dëshmojnë gjendjen në terren.

“Situata në Komunën e Podujevës për momentin është alarmante. Kemi vazhdimisht thirrje nga qytetarët për mbeturinat dhe ata na dërgojnë fotografi. Sot kam vizituar disa lagje dhe ka vende ku mbeturinat nuk janë larguar tash e katër javë. Qytetarët janë tejet të shqetësuar”, u shpreh ai.

Dervisholli akuzoi edhe kryetarin e Komunës së Podujevës për, siç tha ai, dëmtimin e kompanisë së pastrimit.

“Sipas tij, kryetari i komunës po e çon kompaninë e pastrimit drejt falimentimit, duke e mbushur atë me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi asamblisti i LDK-së.

lajme të ngjashme