Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kongresisti Wilson: Deklaratat e ministres serbe, arsye për t’ia refuzuar Serbisë organizimin e OSBE-PA

NULL NULL
22.07.2026 12:53
Foto: Profili zyrtar i Wilson në X

Kongresisti amerikan Joe Wilson e ka quajtur “të neveritshme” deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha ditë më parë se “do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën” nëse do të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1999.

Sipas kongresistit amerikan, komentet e zyrtares së duhet të shërbejnë si shkas që Asambleja Parlamentare e OSBE-së të refuzojë kërkesën e Serbisë për mbajtjen e takimit të saj vjetor më 2027 në Beograd.

“Këto deklarata të neveritshme dhe nxitëse nga një udhëheqëse e Qeverisë së Serbisë janë pikërisht arsyeja pse Asambleja Parlamentare e OSBE-së nuk duhet ta shqyrtojë kandidaturën e Beogradit për të qenë mikpritës i takimit vjetor të vitit 2027”.

“OSBE-ja është krijuar për të ndërtuar konsensus në Evropë, jo për të rindezur tensionet etnike”, shkroi Wilson në X ku shpërndau edhe një artikull të deklaratave të Paunoviqit, raporton Klankosova.tv.

Deklaratat e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës erdhën gjatë një emisioni për televizionin serb, “Kurir”. Ato u pritën me reagime të ashpra nga lidershipi kosovar, duke e shpallur atë “non grata”.

Reagime pati edhe nga Evropa e ShBA-ja. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme