Policia e Kosovës del me deklaratë zyrtare për vdekjen e zyrtarit policor në Morinë NULL NULL 22.07.2026 12:01 22.07.2026 12:01 Foto: GettyImages Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete në fshatin Morinë të Kukësit ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas deklaratës zyrtare, më 22 korrik 2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. “Sot, më datë 22.07.2026, Policia e Kosovës është njoftuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë se rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë, është gjetur pa shenja jete shtetasi me inicialet SH.H., 35 vjeç, banues në Prizren. Pas pranimit të informatës, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Është konfirmuar se viktima ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga autoritetet kompetente”. Pas marrjes së njoftimit, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është bërë identifikimi i viktimës. Më pas është konfirmuar se ai ishte zyrtar policor në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. Sipas veprimeve paraprake hetimore të ndërmarra nga Policia e Republikës së Shqipërisë, dyshohet se 35-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e vetëvrasjes me armë zjarri (pistoletë). Arma është sekuestruar nga autoritetet kompetente në cilësinë e provës materiale. /Klankosova.tv