Vdes nga COVID-19 edhe një lehonë 26 vjeçare nga Vitia NULL NULL 05.09.2021 13:57 05.09.2021 13:57 Orët e para të kësaj të diele ishin të fundit për një lehonë 26 vjeçare nga Vitia e cila humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar doktori i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Gazmend Spahija. “Mund t’a konfirmojë vdekjen, rreth orës 02:30 të ditës së sotme pacientja e lindur në vitin 1995 ka vdekur nga COVID-19″. “E ndjera i ishte nënshtruar operimit cezarian për kryerjen e lindjes. Mirëpo, për shkak të gjendjes së rënduar, pasi ka pasur dëmtim të madh të mushkërive, është sjellë në mjekim intensiv”, tha Spahija. Pak më parë Klankosova.tv raportoi se pasditën e djeshme nga COVID-19 ka vdekur edhe një foshnje tri javëshe. Teksa nga 1 shtatori në vend kanë vdekur 101 persona të infektuar me COVID-19, përfshirë këtu gra shtatzëna, lehona dhe foshnje. Vdes nga COVID-19 një foshnje tri javëshe