Vdes mjeshtri i valles popullore Besim Zekthi NULL NULL 28.06.2020 17:36 28.06.2020 17:36 Mjeshtri i valles popullore, Besim Zekthi është ndarë sot nga jeta. Teatri i Operas dhe i Baletit ka njoftuar për vdekjen e Zekthi, i cili ka marrë dhe titullin “Nderi i Kombit”. “artisti i njohur ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë në moshën 84-vjeçare”. “LAMTUMIRË BESIM ZEKTHI – “NDERI I KOMBIT” Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë njofton ndarjen nga jeta të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, “Nderi i Kombit” – Besim Zekthi”. “Artisti humbi betejën me një sëmundje të rëndë, në moshën 84 vjeçare, në shtëpinë e tij në Tiranë, rreth një orë më parë. Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i shpreh ngushëllimet familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe admiruesve që e duartrokitën gjatë gjithë karrierës së tij mjeshtrin e valles shqiptare, të pazëvendsueshmin, Besim Zekthi”. Për vdekjen e artistit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. “LAMTUMIRË KËRCIMTARIT LEGJENDAR, BESIM ZEKTHI “. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Marteti: Gjithçka ishte spontane nga performanca në aeroport të Romës (VIDEO) 1 minutë më parë
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 2 orë më parë