Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes legjenda Hollywood’iane

NULL NULL
19.12.2016 08:46

Aktorja amerikane Zsa Zsa Grabor, ka vdekur në moshën 99 vjeçare, pasi ka pësuar një sulm në zemër.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj Drederic von Anhalt, duke thënë se gruaja e tij vdiq në shtëpinë e saj e rrethuar me miq dhe familjarë.

“Të gjithë ishin këtu. Ajo nuk vdiq e vetme”, ka thënë ai.

E lindur në Hungari, ajo ka emigruar në Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kishte bërë debutimin e saj në Hollywood në vitin 1952. Ajo ishte martuar nëntë herë.

Është paraqitur në më shumë se 70-të filma, por më shumë e famshme ishte për stilin e saj të jetës.

Për herë të parë ishte martuar në moshën 20 vjeçare dhe për herë të fundit kur ishte 70 vjeçare, dhe vdiq pranë burrit të saj të fundit.

Sipas sa ajo ishte martuar vetëm tetë herë e gjysmë, sepse thoshte se martesën me një kont spanjoll në vitin 1982, nuk e numëronte.

Image result for Zsa Zsa Gabor

 

lajme të ngjashme