Vdes legjenda e NBA, Bill Russell NULL NULL 31.07.2022 19:43 31.07.2022 19:43 Ikona e basketbollit botëror, Bill Russell, ka vdekur të dielën më moshën 88-vjeçare. Russell arriti një sukses të madh në fund të viteve ‘50 dhe në dekadën pasuese, duke i fituar 11 tituj të NBA-së me Boston Celtics, ku i luajti që të 13 stinorët e tij më ligën elitare të basketbollit botëror, transmeton Klankosova.tv. 11 unazat e qendrës së Celtics mbeten rekord i largët për secilin individ që synon ta barazojë atë. Përpos kësaj, Russell u shpall pesë herë lojtari më i vlefshëm në NBA, u zgjodh 12 herë All-Star, mes shumë arritjesh tjera individuale. Ai po ashtu qe dy herë kampion kolegji me Universitetin e San Franciskos. Russell njihej edhe për rivalitetin titanik me qendrën tjetër legjendare, Wilt Chamberlain.