Vota fotokopje në duart e Prokurorisë, iniciohet hetimi për vepër penale NULL NULL 17.06.2026 18:22 17.06.2026 18:22 Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar raportimin e Klan Kosovës për fletëvotimin e dyshimtë si fotokopje, të gjetur në një kuti të votave me kusht që i takojnë Komunës së Leposaviqit. Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshëm hetimore, Prokurori i Shtetit tashmë ka iniciuar rastin dhe vota është sekuestruar, si dëshmi gjatë procesit, raporton Klankosova.tv Këtë e ka bërë të ditur për Klanin, zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala. “Lidhur me pyetjen tuaj, e konfirmojmë qe Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit”, nga neni 213 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves. Gjithashtu, me urdhër te Prokurorit te shtetit, është sekuestruar edhe fletëvotim me te cilin dyshohet ne drejtim te veprës penale “Keqpërdorimi i te drejtës se votimit” sipas nenit 213 te KPRK-se.” Ndryshe, Klan Kosova raportoi se bëhet fjalë për një votë për Listën Serbe, që dyshohej se është fotokopje, duke ngritur kështu dyshime mbi fenomenin e njohur si “treni bullgar”. “Treni bullgar” në Leposaviq? Gjendet një votë fotokopje gjatë numërimit në QNR