Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes foshnja që dyshohet se lindi në një automjet përgjatë rrugës për në spitalin e Pejës

NULL NULL
29.07.2025 08:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së hënës.

Një foshnje e porsalindur është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës, e bashkë me të edhe nëna me gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas policisë, dyshohet se asaj i është keqësuar gjendja dhe ka lindur në një automjet përgjatë rrugës për në spital, transmeton Klankosova.tv.

Trupi i pajetë i foshnjës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet lidhur me rastin kanë nisur dhe rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

lajme të ngjashme