Vdes aktorja Cindy Morgan NULL NULL 08.01.2024 21:13 08.01.2024 21:13 Aktorja amerikane Cindy Morgan ka vdekur në moshën 69-vjeçare. Vdekja e saj u konfirmua nga zyra e Sherifit të Qarkut të Palm Beach në Florida si pasojë e shkaqeve natyrore. Morgani njihej për rolet e saj në filmat si Tron, Caddyshack e të tjerë. Ajo e kishte nisur karrierën si modele, para se të niste karrierën si aktore në rolin e Lacey Underall më komedinë sportive Caddyshack më 1980.