Vdes aktori William Hurt, fitues i çmimit Oscar NULL NULL 14.03.2022 08:48 14.03.2022 08:48 Fituesi i Oskarit, William Hurt, ka vdekur në moshën 71-vjeçare, të dielën. Familja e ka konfirmuar këtë, duke bërë të ditur se aktori kishte një vdekje natyrale. “Me pikëllim të madh familja Hurt vuan për vdekjen e William Hurt, babait të dashur dhe aktorit fitues të Oskarit, më 13 mars 2022, një javë para ditëlindjes së tij të 72-të”, tha djali i aktorit, Will, në një deklaratë. Aktori njihej për rolet e tij në filma si “Kiss of the Spider Woman” dhe “Broadcast News”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.