Temperaturat e larta, IKSHPK del me këshilla për t’u mbrojtur nga vapa NULL NULL 27.06.2026 13:19 27.06.2026 13:19 Temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të shteteve të kontinentit evropian. Franca, Italia dhe Spanja po përballen me temperatura rekord duke detyruar shtetet të ngrisin alarmin e kuq. Vala e të nxehtit e njohur si fenomeni “El Nino” ka shkaktuar viktimat e para në shtetet evropiane në të cilat temperaturat raportohen se kanë arritur deri 43 gradë Celcius, shkruan klankosova.tv. Vera pritet të shënojë temperatura të larta edhe në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka prezantuar këshilla për qytetarët për valën e të nxehtit dhe temperaturat e larta të verës. IKSHPK thotë se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronik dhe të moshuarit. “Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjet dhe fëmijët nga nxehtësia”, ka shkruar IKSHPK.