Dasma madhështore në Sicili: Dukagjin Lipa poston fotografi me të bijën NULL NULL 27.06.2026 14:03 27.06.2026 14:03 Dukagjin Lipa ka publikuar një fotografi në rrjete sociale ku shihet së bashku me të bijën, Dua Lipa, e cila shfaqet e veshur me vello të bardhë. Në foto, babë e bijë shihen të përqafuar, ndërsa postimi ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit. Postimi është shpërndarë nga Dukagjin Lipa në Instagram, ku ai ka uruar çiftin me mbishkrimin “Dua & Callum”. Pamja e këngëtares me vello ka ngjallur komente dhe urime të shumta nga fansat. Dua Lipa dhe Callum Turner janë zyrtarisht burrë e grua. Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori britanik u martuan në një ceremoni private të zhvilluar në Marylebone Town Hall në Londër. /Klankosova.tv