Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë

NULL NULL
27.06.2026 13:30

Një banesë në Prishtinë është kapluar nga zjarri në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati” në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Ekipet e zjarrfikësve, ekipet mjekësore dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, duke lokalizuar zjarrin.

Nga zjarri kanë mbetur të lënduar dy qytetarë në mesin e tyre një fëmijë, kurse gjatë intervenimit lëndime kanë marrë edhe tre zjarrfikës.

Drejtori i Klinikës Emergjente të Kosovës, Naser Syla tha për klankosova.tv se gjendja e fëmijës është stabile teksa shtoi se i njëjti do t’i

“Pacienti është trajtuar në Klinkën Emergjente, për shkak të lëndimeve (djegie) nga zjarri do të transferohet në Kirurgjinë Plastike. Gjendja e pacientit është stabile”, tha shkurtimisht Naser Syla për klankosova.tv.

Dy qytetarë dhe tre zjarrfikës të lënduar nga zjarri në banesën në Prishtinë

lajme të ngjashme