Vdes aktori, M.Emmet Walsh NULL NULL 21.03.2024 08:47 21.03.2024 08:47 M.Emmet Walsh Ka vdekur M. Emmet Walsh. Aktori i cili ka luajtur në më shumë se 150 filma duke përfshirë “Blade Runner” dhe “Knives Out”, vdiq të martën në moshën 88-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Menaxheri prej kohësh i aktorit, Sandy Joseph konfirmoi vdekjen e tij për Entertainment Tonight, duke zbuluar se ai vdiq nga arresti kardiak në Spitalin Curbs Memorial në St. Albans, Vermont.