Vdes 15-vjeçari i shpëtuar nga polici Mustaj në aksidentin e Fierit NULL NULL 12.08.2025 07:21 12.08.2025 07:21 I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës. Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes heroike të efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00.