Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Faza e re e kërkimeve për 78 vjeçarin, sot kryhet analiza e terrenit

NULL NULL
23.07.2026 11:33

Sot do të vazhdojnë kërkimet për 78 vjeçarin Xhafer Raqi, i cili vuan nga demenca.

I moshuari është shpallur i zhdukur nga fillimi i korrikut.

Detaje për Klankosova.tv ka dhënë Mentor Maloku, kryetar i Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim.

“Sot do të nisim kërkimet, në grupe pak më të vogla. Do të bëjmë një analizë fillimisht, do t’i analizojmë rrugët se kah ka mundur të shkojë ai, duke filluar nga vendi ku janë gjetur së fundmi gjurmët e tij. Derisa ditëve në vazhdim, do të kryejmë një kërkim më masiv dhe më të thellë”, deklaroi Maloku për Klankosova.tv.

Javë më parë, në Butovc ishte gjetur një sandale e cila dyshohet se i përket 78 vjeçarit.

Ndryshe, kërkimet po rifillojnë me kërkesë të Policisë.

Derisa familja, i lut për ndihmë të gjithë qytetarët për gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca (harresa).

Ndërsa, krejt ata që kanë informacione për 78 vjeçarin le të lajmërohet në këtë numër telefoni:

+383 44 737 900

Nesër vazhdojnë kërkimet për Xhafer Raqin, 78-vjeçarin që vuan nga demenca

Zhdukja e 78-vjeçarit: Shteti heq dorë, por jo edhe familja (VIDEO)

lajme të ngjashme