Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skerdi rikthehet fuqishëm: Pesë projekte të reja në përgatitje me tingujt e jugut

NULL NULL
23.07.2026 11:29

Skerdi po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore, me këngë që mbajnë firmën e tij dhe që sjellin atë kombinim unik që publiku e njeh dhe e vlerëson.

Me një stil të veçantë, ai vazhdon të ndërthurë tingujt karakteristikë të jugut me ngjyrimet moderne të muzikës, duke krijuar një atmosferë që dallon menjëherë zërin dhe identitetin e tij artistik, raporton Klankosova.tv.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, artisti ka bërë të ditur se është duke punuar për pesë projekte të reja muzikore, të cilat po përgatiten me shumë përkushtim në studion e tij. Këto projekte do të sjellin bashkëpunime me emra të ndryshëm të skenës muzikore dhe pritet të jenë një tjetër dëshmi e kreativitetit dhe pasionit të Skerdit për muzikën.

Pas një periudhe pune intensive, këngët e reja pritet të sjellin një frymë të freskët, por pa humbur elementët që e kanë bërë atë të veçantë për publikun, emocionin, melodinë dhe interpretimin e tij karakteristik./Klankosova.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by S K E R D I (@skerdiago)

lajme të ngjashme