Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdon tradita e “Ecjes Pranverore” në Ferizaj

NULL NULL
22.03.2018 21:56

Ecni. Ecni. Ecni.

Këtë fjalë mund ta hasni çdo ditë nëpër hulumtime të ndryshme.

Mjekët e preferojnë këtë aktivitet në të gjitha rastet – do të dukeni më bukur dhe mbi të gjitha do të jeni shumë më të shëndetshëm.

Jo vetëm kaq… Sidomos gjatë ecjeve të gjata në natyrë do të mësoni më shumë për vendet që i përshkoni, kulturën dhe gjithsesi njerëzit e mirë që gjithmonë i takoni.


Image may contain: cloud, sky, mountain, outdoor and nature

Natyra ua jep një emocion të veçantë, madje shpesh iu bën që t’i tejkaloni limitet fizike dhe mendore!

Po, sepse tek ecni ju harroni gjithçka, largoni stresin e akumuluar, shijoni çdo hap, ndonëse shpesh bëhen me vështirësi – mbi të gjitha natyrën e keni gjithmonë aty pranë, njofton Klan Kosova.

Ecje të tilla organizohen shpesh në Kosovë, sidomos nga stina e pranverës deri në përfundim të verës, njofton Klan Kosova.

Kështu edhe këtë pranverë ferizajasit organizuan “Ecjen Pranverore”,e cila tashmë është bërë traditë.


Image may contain: cloud, sky, mountain, outdoor and nature

Këtë vit është organizuar për të pestë herë.

Ky aktivitet bëhet me qëllim të promovimit dhe të ruajtjes së turizmit malor në rajonin e Ferizajt – ku këtë herë morën pjesë më shumë se 200 dashamirë të natyrës.

Image may contain: 1 person, standing, crowd and outdoor

Ecja këtë herë është realizuar në bjeshkët legjendare të Jezercit, aty ku gjatë luftës ka qenë njëra ndër zonat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Aktiviteti i cili zgjati nga 08:00 deri në 17:00 është organizuar nga Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” nga Ferizaj, e cila u mbështet edhe nga shumë shoqata të tjera bjeshkatare.
Image may contain: one or more people, tree, sky, outdoor and nature

klankosova.tv

lajme të ngjashme