Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit NULL NULL 24.03.2025 08:12 24.03.2025 08:12 Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi. Foto: Arkiv Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Seanca është paraparë të nis nga ora 09:00, sipas kalendarit të publikuar. Deri në përfundim të intervistimit të dëshmitarëve të Prokurorisë janë edhe 10 seanca. Më 4 prill, do të mbyllen dëshmitë e Prokurorisë, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, e cila është bërë e ditur në konferencën e mbajtur më 19 shkurt në Gjykatën Speciale.