Vazhdon dita e dytë e kampit stërvitor në “Fadil Vokrri” për Kombëtaren A NULL NULL 13.01.2025 14:52 13.01.2025 14:52 Vazhdon dita e dytë e kampit stërvitor në “Fadil Vokrri” për Kombëtaren A Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar sot dita e dytë e kampit stërvitor në “Fadil Vokrri”. Në një postim në Facebook thuhet se ka intensitet të lartë dhe angazhim maksimal nga futbollistët kandidatë për Kombëtaren A. “Seancën e udhëhoqi përzgjedhësi Franco Foda, duke ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të lojtarëve” “Leon Zeqiraj (Sampdoria U20), Dion Gallapeni (FC Prishtina) dhe Luan Lleshi (Feronikeli 74) ndanë emocionet e tyre pas stërvitjes”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Stërvitja e radhës zhvillohet nesër në orën 11:00.