Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vazhdojnë kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku, merr pjesë edhe FSK-ja

NULL NULL
22.10.2025 15:20

Po vazhdojnë edhe sot kërkimet për 26 vjeçarin Florian Tabaku, i cili u shpall i zhdukur nga familja para tre ditësh.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonn e Gjakovës Vlera Krasniqi.

Ajo tha se në operacionin e kërkimit po merr pjesë edhe FSK-ja.

“Më datë 21 tetor 2025, në Stacionin Policor në Gjakovë është raportuar nga familjarët për një person të zhdukur. Personi i zhdukur është parë për herë të fundit në afërsi të pikës kufitare “Qafë Morinë”. Menjëherë pas raportimit, të gjitha njësitë relevante policore janë angazhuar në operacionet e kërkimit në atë territor, duke përfshirë njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe shoqatën për kërkim-shpëtim. Kërkimet për gjetjen e personit të zhdukur janë duke vazhduar edhe sot”, tha Krasniqi për Klankosova.tv.

I riu që humbi mes kufirit Kosovë-Shqipëri ende në kërkim, dyshohet se u pa duke hipur në autobus

lajme të ngjashme