Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I riu që humbi mes kufirit Kosovë-Shqipëri ende në kërkim, dyshohet se u pa duke hipur në autobus

NULL NULL
22.10.2025 13:56

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka ndërprerë kërkimet për Florjan Tabakun, 26-vjeçar, të cilin familja e shpalli të zhdukur para tre ditësh.

Kjo pasi, sipas informacioneve që ka pranuar kjo shoqatë, Tabaku dyshohet se është parë duke hipur në një autobus që shkon drejt zonave të Rastavicës.

Këtë e konfirmoi kryetari i ShKShMK, Deni Hameli për Klankosova.tv.

“Pra, ai ka zbritur poshtë mali. Bazuar nga pamjet e kamerave kemi arritur ta konstatojmë se bëhet fjalë për të njëjtin person. Prandaj, tani kjo është punë e policisë dhe hetuesisë të merret me rastin”, theksoi Hameli për Klankosova.tv.

Për kërkimin e tij pos Shoqatës për Kërkim-Shpëtim, u angazhuan edhe Bashkia Tropojë, Policia e Shtetit, vullnetarë të zonës dhe Policia e Kosovës. Ndërkaq mëngjesin e sotëm, këtij operacioni i cili u zhvillua në zonat malore mes fshatrave Mulliq dhe Kamenicë të Shqipërisë, i janë bashkuar edhe Forcat e Armatosura.

Nga ana tjetër, familja vazhdon të kërkojë të riun, i cili, edhe pse dyshohet se ka zbritur poshtë malit, nuk është kthyer në shtëpi.

Vëllai i tij i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv për të kërkuar ndihmë në gjetjen e tij.

“Më ka humbur vëllai, ka 3 ditë. Është më aftësi të kufizuara”, tha vëllai i Florjanit.

Kushdo që ka informacione për 26-vjeçarin i cili ka humbur në kufirin mes Shqipërsë dhe Kosovës, mund të kontaktoni në këta numra: +355 69 393 8983 ose +355 68 340 7951.

lajme të ngjashme