Sekretari i Kuvendit: Haxhiu shkel konkursin, e sjell Podvoricën (VIDEO) NULL NULL 26.07.2026 20:22 26.07.2026 20:22 Sekretari i Kuvendit: Haxhiu shkel konkursin, e sjell Podvoricën (VIDEO) Pozita e sekretarit të Kuvendit të Kosovës po vazhdon të jetë në debat, pasi në vend të kandidatit të përzgjedhur nga konkursi, është emëruar ushtrues detyre. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu këtë muaj emëroi Feride Podvoricën në këtë pozitë, ndërsa në vitin 2024 përmes konkursit ishin përzgjedhur Arben Loshi dhe Taulant Bajrami. KDI vlerëson se Kuvendi duhet të ketë një sekretar me mandat të plotë ligjor, i cili e njeh mirë funksionimin e institucionit. Ekspertët kritikojnë mungesën e qartësisë për procesin e rekrutimit. Nga marsi deri më 16 korrik, këtë detyrë e ushtroi Xheladin Krasniqi. Për më shumë ndiqeni kronikën më poshtë: