Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vatikani thotë se Papa Françesku ka përmirësim të gjendjes shëndetësore

NULL NULL
08.03.2025 20:13

Papa Françesku, i cili po lufton me pneumoni dhe bronkit për më shumë se tre javë, ka një reagim të mirë ndaj trajtimit të tij, ka deklaruar Vatikani.

“Gjendja klinike e Atit të Shenjtë ditët e fundit ka mbetur stabile dhe për rrjedhojë tregon një përgjigje të mirë ndaj trajtimit”, tha Vatikani.

“Prandaj ka një përmirësim gradual, të lehtë”, shton Vatikani.

88-vjeçari u lut mëngjesin e së shtunës në spitalin Gemelli të Romës, ku po trajtohet.

Papa argjentinas nuk është parë në publik që nga hyrja në spital, shtrirja e tij më e gjatë larg syrit të publikut që nga momenti kur e mori detyrën për 12-vjet.

Ai u shtrua në spital më 14 shkurt pasi përjetoi vështirësi në frymëmarrje – dhe së pari u trajtua për bronkit përpara se të diagnostikohej me pneumoni në të dy mushkëritë.

Mjekët e Papës besojnë se ai ka të ngjarë të përballet me një rrugë të gjatë drejt rikuperimit, për shkak të moshës dhe historisë së tij mjekësore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme