Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona shpreh interesim për Harry Kane

NULL NULL
29.06.2026 17:38
Harry Kane te Barcelona

Barcelona po e shqyrton mundësinë e transferimit të kapitenit të Anglisë, Harry Kane, në një lëvizje që do të trondiste merkaton e verës.

Sipas raportimeve të Skynews sport, drejtuesit e klubit katalanas kanë shfaqur interes serioz për sulmuesin e Bayern Munichut dhe tashmë po analizojnë mënyrat për të financuar një transferim të mundshëm, transmeton Klankosova.tv.

Kane, i cili është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe kapiten i Kombëtares së Anglisë, konsiderohet një objektiv i rëndësishëm për Barcelonën, e cila synon të forcojë repartin ofensiv para sezonit të ri.

Megjithatë, një marrëveshje nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Bayern Munich nuk ka dhënë sinjale se është i gatshëm të heqë dorë nga sulmuesi anglez, ndërsa kostoja e transferimit dhe paga e lojtarit mbeten sfidat kryesore për klubin katalanas.

 

lajme të ngjashme