Varroset Ymer Muhaxheri, themelues i LDK-së në Pejë (VIDEO) NULL NULL nga Arbëresha Fazliu 01.11.2022 20:23 nga Arbëresha Fazliu 01.11.2022 20:23 Të martën iu dha lamtumira e fundit, themeluesit të Degës së Lidhjes Demokratike në Pejë, profesor, Ymer Muhaxherit. Bashkëveprimtarët e kujtuan kontributin e tij për qytetin e Pejës e edhe vetë Republikën e Kosovës, duke e cilësuar ikonë të kësaj komune e vendit, njofton KlanKosova.tv. Sipas politikanëve, ai ishte edhe këshilltar i vyeshëm i presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova. Ndërkohë që të tjerët e mbajnë mend si themeluesin e lëndës së Filozofisë në gjimnazin e këtij qyteti, një shkollar të pashoq.