Varri i Elvis Presley nderohet nga fansat NULL NULL 16.08.2016 17:58 16.08.2016 17:58 Mijëra fansa të Elvis Presley kanë bërë pelegrinazhin e tyre vjetor në Graceland për një vigjilje me qirinj me rastin e 39 vjetorit të vdekjes së tij në Memphis, transmeton Klan Kosova. Pavarësisht shiut, fansat e Presley nga e gjithë bota kanë mbajtur qirinj duke ecur ngadalë pranë varrit të ikonës së Rock & Roll, i cili vdiq më 16 gusht të vitit 1977. Që nga vdekja e tij, adhuruesit kanë ardhur vazhdimisht për t’i bërë nderimet e tyre.