Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vaksinimi në shkolla nuk është diçka e re, daton që nga viti 1850

NULL NULL
09.08.2021 08:24

Përderisa pandemia COVID-19 vazhdon të evoluojë me variantin Delta dhe Delta plus, kanë dalë debate nëse vaksinimet ndaj këtij virusi duhet të kërkohen,në mënyrë që fëmijët të vijojnë mësimin nëpër shkolla.

Aktualisht, vaksina Pfizer-BioNTech është e autorizuar për përdorim, te fëmijët dhe adoleshentët e moshës 12 vjeç e lart.

Si Pfizer ashtu edhe Moderna po kryejnë prova të vaksinave te fëmijët e moshës gjashtë muaj deri në 11 vjeç. Ekspertët presin që fëmijët e vegjël të kenë qasje në vaksinat COVID-19 deri në vjeshtë ose në mes të dimrit, shkruan Healthline, përcjell Klankosova.tv

Disa shtete, përfshirë Floridën, Alabaman, Arizonën, Indianën, Montanën, Ohion, Arkansasan, Oklahoman dhe Utahn tashmë kanë miratuar legjislacion për të ndaluar shkollat publike dhe universitetet që t’u kërkojnë studentëve të vaksinohen ndaj COVID-19 për të ndjekur mësimet.

Por në anën tjetër, mandati i parë i vaksinës në shkollat amerikane u miratua në “Massachusetts” në vitet 1850 për të parandaluar transmetimin e lisë.

Deri në vitet 1900, gati gjysma e të gjitha shteteve kishin të njëjtën kërkesë.

Nga fundi i viteve 1960, vaksinimin e fëmijëve në shkolla u kërkua për shkak të shpërthimit të fruthit në të gjithë vendin.

Në vitin 1977, qeveria federale amerikane krijoi “Iniciativën e Imunizimit të fëmijëve” që synonte rritjen e normave të vaksinimit te fëmijët kundër shtatë sëmundjeve për të cilat vaksinat jepen në mënyrë rutinore në fëmijëri, duke përfshirë difterinë, fruthin, shytat, pertusisin, poliomielit, rubeolas, tetanosit.

Kjo është koha kur 50 shtete miratuan gjerësisht vaksinimet e detyrueshme shkollore.

lajme të ngjashme