Real Madrid “e hjekë qafe” Arbeloan, arrin marrëveshje me Fulhamin NULL NULL 23.06.2026 14:08 23.06.2026 14:08 Ish trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, pritet të emërohet trajner i ri i Fulhamit në Premier League. Sipas gazetarit të njohur David Ornstein, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe zyrtarizimi mund të ndodhë në ditët në vijim, transmeton Klankosova.tv. 🚨 Fulham in process of closing deal to appoint Alvaro Arbeloa as new head coach – although #FFC insist 2 candidates remain in contention. Proposed 3yr contract for Spaniard & staff, pending final decisions. W/ @GuillermoRai_ @MarioCortegana @TheAthleticFC https://t.co/mZNbpv47OT — David Ornstein (@David_Ornstein) June 23, 2026 Arbeloa, i cili së fundmi u largua nga Real Madridi, ka lëvizur shpejt për të nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner dhe duket se destinacioni i radhës do të jetë futbolli anglez. Nëse emërimi konfirmohet zyrtarisht, spanjolli do ta bëjë debutimin e tij në stolin e Fulhamit në ndeshjen ndaj Chelseat, ku do të përballet edhe me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi dhe kombëtarja spanjolle, Xabi Alonso. Emërimi i Arbeloas do të përbënte një hap të rëndësishëm në karrierën e tij si trajner, ndërsa Fulhami shpreson se ish-mbrojtësi me përvojë të madhe në futbollin evropian do t’i sjellë skuadrës një drejtim të ri në elitën angleze.