Zyrtare: Kampioni i Kosovës transferon një futbollist belg NULL NULL 23.06.2026 15:42 23.06.2026 15:42 FC Drita ka bërë zyrtare transferimin e futbollistit belg William Baeten, duke forcuar më tej skuadrën në prag të sezonit të ri. Baeten i është bashkuar kampionëve të Kosovës në fazën përgatitore që po zhvillohet në Bansko të Bullgarisë, ku Drita po vijon përgatitjet intensive për edicionin e ri futbollistik, transmeton Klankosova.tv. Mesfushori belg vjen nga ekipi shqiptar Flamurtari Vlorë, ndërsa më herët ka qenë pjesë e futbollit rumun, duke veshur fanellën e dy klubeve të njohura, FCSB dhe CS Universitatea Craiova. Me këtë afrim, Drita vazhdon të përforcojë skuadrën për sfidat e sezonit të ri, ku përveç mbrojtjes së titullit kampion në Superligën e Kosovës, synon edhe paraqitje sa më të suksesshme në garat evropiane. Klubi gjilanas po ndërton një ekip konkurrues me qëllim që të ruajë dominimin në futbollin vendor dhe të bëjë hap përpara në arenën ndërkombëtare.